[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosovarët i thonë PO luftës



Botapress, 3 Shkurt

Një sondazh i ‘Gallup Internacional’, i kryer së fundi, tregon se më shumë sesa gjysma e popullsisë në Kosovë janë të gatshëm të kontribuonin për vendin e tyre në rast se do të niste ndonjë luftë.

58% e kosovarëve i janë përgjigjur me ‘Po’ pyetjes së këtij sondazhi nëse do të luftonin për shtetin e tyre, shkruan Express.

Popullsia finlandeze dalin të jenë më të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre. 74% e tyre kanë dhënë përgjigje pozitive për aktivizim në mbrojtje të Finlandës. Pas tyre janë turqit me 73% – vetëm 1 për qind më pak se finlandezët.

Gjermanët (18%) dhe belgët (19%) shfaqen si popujt më të pagatshëm për ta mbrojtur vendin e tyre.