[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova u gjen punë 131 shtetasve të huaj (Dokument)



Ndonëse qytetarët e Kosovës, po e kanë të vështirë të gjejnë punë në Kosovë, shtetasit e huaj shihet se po tregohen më të “zotë”, në këtë fushë.

Vetëm gjatë vitit 2015, thuhet se janë lëshuar 131 vërtetime për lajmërimin e punës për shtetas të huaj, shkruan Indeksonline.

“Gjatë këtij viti janë lëshuar 131 Vërtetime për Lajmërimin e Punës për Shtetas të Huaj, ku nga ky numër 18 vërtetime kanë qenë vazhdim”, thuhet në raportin e Ministrisë së Punës.

Në mesin e tyre prijnë maqedonasit me 29 të punësuar. Pastaj rumunët me 22.  14 turq janë të punësuar  në Kosovë.

Kroatët, spanjollët, polakët, portugezët  e ukrainasit janë disa prej shtetasve të huaj, të cilët kanë gjetur vende pune në Kosovë.

Dhjetë polakë figurojnë të punësuar në shtetin e Kosovës, 4 sllovakë, 4 sllovenë, 4 portugezë, 1 ukrainas, 1 çek, 1 spanjollë, 4 shqiptarë, e  7 serbë.

Në Kosovë, ka të punësuar edhe amerikanë, austriakë, gjermanë e bullgarë. Edhe pse jo në numër të madh.