[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Kosova s’ka çka t’i ofrojë NATO-s pa Ushtri”



 

Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës ka organizuar një tryezë diskutimi rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Pjesë e saj janë deputetët Agim Çeku dhe Daut Haradinaj si dhe eksperti i sigurisë Seremb Gjergji.

 

Çeku në fjalën e tij ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se ky është një hap pozitiv për të mirën e tërë Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

 

“Edhe Kosova synimet i ka të bindura në anëtarësimin në NATO dhe nuk ka ndonjë kundërshtar brenda Kosovës rreth kësaj çështjeje”, ka theksuar Çeku.

 

“Edhe NATO e din këtë synim të Kosovës mjaftë qartë”.

 

“Por çështja që Kosova nuk është njohur nga katër shtete anëtare të NATO-ss po e bënë që kjo organizatë të mos e njoh statusin e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe qëndron neutral ndaj shtetit tonë”, ka shtuar ish-ministri i FSK-së.

 

Prandaj sipas tij  edhe nuk janë marrë hapa akoma konkret.

 

“Por edhe derisa nuk e kemi formuar ushtrinë ne nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s”.

 

“Andaj fillimisht duhet ta bëjmë ushtrinë”, ka pohuar Çeku.

 

Anëtarësimi i Kosovës në NATO ai ka theksuar se vendit do t’i sillte edhe siguri ekonomike.

 

“Kur të është vendi anëtarë i NATO-s atëherë ka edhe siguri më të madhe dhe kjo siguri reflektohet edhe në zhvillimin ekonomik dhe stabilitet të bizneseve”, ka përfunduar Çeku.