[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova përballë rrezikut Serb dhe Rus, përfaqësues të KFOR-it: Gati të ndërhyjmë në çfarëdo situate…



Ekspertët e sigurisë në Kosovë, pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës, dhe nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

Për këtë çështje, përfaqësues të KFOR-it kanë thënë për “Zërin” se KFOR-i është i gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate…