Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi e prodhimi të narkotikëve

Gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës ka zbuluar disa laboratorë droge, vlera e materialit brenda së cilëve kap vlera milionëshe. Policia është në kërkim të laboratorëve tjerë.

Vetmë gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë kapur sasi të mëdha të substancave narkotike.

Derisa në Ferizaj u kapën rreth 73 kilogram heroinë më origjinë nga Irani, në veri të Kosovës institucionet zbuluan një laborator të sofistikuar droge dhe bimë të shumta të narkotikëve të gatshme për treg.

Por nuk është hera e parë që në Kosovë kapen sasi të substancave të këtij lloji.

Deri më tani rreth 200 kilogram heroinë janë kapur në Kosovë.

Sipas ekspertëve ky lloj i drogës nuk është i destinuar për tregun e  brendshëm.

Përdorimi i substancave narkotike, por edhe kultivimi i tyre, viteve të fundit ka shënuar rritje të mëdha në Kosovë.

Këto vlerësime i japin përfaqësues të autoriteteve kosovare dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

Përveçse është bërë tashmë vend transit, Kosova ka tendencë të shndërrohet edhe në vend kultivues të substancave narkotike.

Safet Blakaj nga Instituti Labirint ka dyshime se Kosova tashmë shërben si vend transit i drogës.

“Nëse është fjala për llojin e drogës Captagon, ajo nuk është për tregun e  brendshëm pasi deri më tani nuk kemi hasur qoftë edhe të një përdorues i vetëm. Nëse është fjala për llojin e drogës heroinë, ajo po ashtu nuk është për tregun kosovarë, pasi ajo është sasi e madhe dhe i duhet kohë e gjatë për t’u shitur në Kosovë”, deklaroi Blakaj për RTV Dukagjinin.

Mirëpo, pos që Kosova është bërë vend transit, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se shqetësimi është te kultivimi.

“Shqetësimi është se tashmë në Kosovë po behët edhe kultivimi dhe përpunimi i drogës në laboratore. Edhe trendi i rritjes së përdoruesve në Kosovë është shqetësues”.

Vetëm gjatë këtij viti janë zhvilluar mbi 450 operacioni anti-drogë.

 

ngjashme