[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova zë vendin e dytë në Ballkan për potencial ekonomik



Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës, ka njoftuar kreu i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, raporton Botapress.info

”Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues”.

”Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë”, ka shkruar ai.

”Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike. Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë”, theksoi Mustafa në postimin e tij./Botapress.info