[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova “në luftë” me Serbinë dhe Rusinë



Ekspertët kosovarë të sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë e eskalimit të situatës së sigurisë në vend. Sipas tyre, rreziku është edhe më evident kur dihet se Serbia e ka edhe mbështetjen e Rusisë

Pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës.

Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

Por për dallim prej tyre, përfaqësues të Policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë.

Për këtë çështje, përfaqësues të KFOR-it kanë thënë për “Zërin” se KFOR-i është i gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate