• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kosova ndaloi eksportin e miellit, drithërave, vajit, sheqerit e kripës…

nga Bota Press
27 Prill, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Tashmë janë bërë dy javë që nga dita kur Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agro-ushqimore.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pati prezantuar propozimi-vendimin i cili edhe u miratua.

“Sado i vogël të jetë eksporti dhe rieskporti mund të rrezikojë furnizimin e Kosovës në të ardhmen. Pas diskutimeve edhe me Doganën e Kosovës, kemi marrë vendim që për të lehtësuar gjendjen të bëjmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore.”, pati deklaruar ministrja Hajdari.

Vendimi i propozuar ndalon eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, sheqerit dhe kripës.

Lidhur me këtë vendim, lajmi.net ka kontaktuar ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nga ministria u tha se vendimi për ndalimin e eksportit dhe rieksportit të produkteve bazë siç janë: Mielli, drithërat, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa është vetëm i përkohshëm dhe si i tillë nuk parashihet se sa do të zgjasë.

“Vendimi parashihet të jetë i përkohshëm. Pasi që vendimi është i tillë, kur të vlerësohet se situata është stabilizuar, do të përfundojë edhe ndalimi i përkohshëm i eksportit dhe rieksportit.”, u tha në përgjigjen e MINT-it.

Po ashtu nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është theksuar se Kosova vazhdon që eksportin më të madh ta ketë në vendet e rajonit.

Shteti ynë vazhdon të eksportojë produktet bazë kryesisht në: Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Serbi.

“Produktet bazë kryesisht eksportohen në vendet e rajonit, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi etj. në vlerë prej 1.3 milion euro.”, u tha nga MINT-i.

Ndryshe vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar eksportin u mor pas një serie zhvillimesh në botë. Pas sulmeve agresive të Rusisë në Ukrainë, jo vetëm tek ne por në thuajse gjithë Evropën dhe më gjerë situata ekonomike, politike e sociale ndryshoi thuajse rrënjësisht.

Përpos Kosovës, vendimin për ndalimin e eksportit e morën thuajse të gjitha vendet e rajonit.

Për shkak të “frikës” së përkeqësimit të situatës dhe mbetjes pa produktet e nevojshme agro-ushiqmore, qeveritë vendosën që prodhimet të cilat i posedojnë t’i ruajnë më tepër për qytetarët e vetë në mënyrë që të mos shtohet rreziku i mungesës së tyre.

Derisa situata në Ukrainë ende vazhdon të jetë thuajse e njëjtë, eksporti vazhdon të jetë i ndaluar, deri në marrjen e një vendimi tjetër që nuk do të dëmtonte ekonominë e asnjë vendi.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, shumica e shteteve të botës vendosën sanksione ndaj Rusisë. Kësisoj mos-marrja e produkteve të nevojshme të cilat ndër vite janë marrë nga Ukraina, si dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë ndikoi edhe në shtrenjtimin e çmimeve në thuajse gjithçka për të cilën kanë nevojë njerëzit.

Por çmime ekstreme janë vërejtur më së tepërmi në derivate. Për rreth dy muaj, si në Kosovë, por edhe më larg çmimet e derivateve janë thuajse të “paimagjinueshme”, e shpesh herë edhe dëmtuese për xhepin e çdo qytetari./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Ministri Peci i bashkëngjitet Kurtit në Kombajnë për korrje-shirje

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Kosovë

Vjen një lajm shumë i keq nga QKUK-ja nga 50 specializantë, kaq i largohen

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

“S’kisha para, rrezikoja jetën dhe s’më futën në operim”, Arjan Konomi tregon kush ja pagoi shumën e madhe në spital

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Avokati i Nuredin Lushtakut befason me këtë deklaratë…

nga Bota Press
3 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministri Peci i bashkëngjitet Kurtit në Kombajnë për korrje-shirje
  • Vjen një lajm shumë i keq nga QKUK-ja nga 50 specializantë, kaq i largohen
  • “S’kisha para, rrezikoja jetën dhe s’më futën në operim”, Arjan Konomi tregon kush ja pagoi shumën e madhe në spital
  • Avokati i Nuredin Lushtakut befason me këtë deklaratë…
  • Qemajl Aliut s’i mjaftojnë militantët e LVV-së në Shtime, QKMF-ja punëson edhe nga komunat e tjera

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.