[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova me fusnotë edhe në marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor



Botapress, 21 janar – Kosova është paraqitur me fusnotë në marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, e cila është nënshkruar në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Kjo ka bërë që kundër Projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, në Komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport, të votojë deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëkëtë me këto vota pro ky Ligj është përcjellë për lexim të parë në Kuvend.

Kurteshi ndër të tjera ka thënë se ka vërejtje sa u përket termeve me të cilat i është referuar Kosovës në këtë Ligj dhe atyre në memorandumin shpjegues të ligjit.

Ai ka thënë se në këtë marrëveshje Kosova është shkruar me fusnotë.