[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Kosova është Serbi”, futbollisti shqiptar sherr me tifozët (Video+Foto)



Bersant Celina është përplasur me tifozët e skuadrës së tij, Tuentes, për arsyen se këta të fundit kanë hapur në tribuna një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Babai i futbollistit, Edvar Celina, ka treguar për mediat kosovare se si kanë rrjedhur ngjarjet.

“Ai është përleshur me tifozët para lojës dhe e ka lënduar gishtin. Ka shkuar tek ata dhe ka kërkuar ta largojnë banerin. Si duket ata paskan bashkëpunim me tifozët e Crvena Zvezdës së Beogradit”, shpjegoi babai i futbollistit.

Celina postoi në rrjetet sociale edhe një video të momentit kur u hoq kjo parullë nga stadiumi. Ndërsa klubi i Tuentes bëri të ditur se kishte nisur një hetim për ngjarjen.

“Kjo është një parullë që nuk i përket një stadiumi futbolli”, shkruhej në njoftimin e klubit holandez.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5aoxxe_kosova-eshte-serbi-ne-holande_news