Ka disa ditë që Kosova është zhytur në reduktime të energjisë elektrike. Fillimisht reduktimet kanë qenë më të lehta, derisa ditëve të fundit ato janë ashpërsuar, raporton Gazeta Express.
Nëse bën ndonjë gjiro nëpër kryeqytet në orët e vona, të shfaqen pamje të lagjeve të tëra që janë në terr.
Në rrjete sociale janë të njëpasnjëshme reagimet për mungesën e energjisë elektrike. Dritat duket se po i mungojnë edhe ish-ministrit të punëve të Jashtme, Petrit Selimit.
Selimi ka shpërndarë një postim në twitter duke treguar se po i pëlqen pamja e Tel Aviv me plotë ndriçim.