[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova e mendon edhe luftën me Malin e Zi, por shikoni çfarë ka bërë Norvegjia për Finlandën! (Foto)



Përderisa Rusia është duke tentuar ta rrisë sipërfaqen e saj përmes aneksimit dhe Donald Trumpi po planifikon të ndërtojë një mur të gjatë në kufi më Meksikën, ja ku e kemi Norvegjinë që po donë të falë një copë të territorit të saj për pikën e dëshirës.

Ka një kohë që është thurur plani për t’i bërë dhuratë Finlandës një mal norvegjez për 100 vjetorin e tyre si shtet i lirë.

Ideatori i këtij plani, gjeofizikanti norvegjez Bjørn Geirr Harsson ka thënë se e ka pasur këtë ide qysh nga viti 1972 pas një ankete që kishte bërë në pikën kufitare me Finlandën, transmeton ORAinfo.

“Kam vërtetuar që pika më e lartë e Finlandës janë shpatet e maleve kurse për Norvegjinë pikatmë të larta shënonin në majat e maleve. Pastaj i kam shkruar ministrit të jashtëm duke i propozuar një mal si formë dhuratë për njerëzit e Finlandës”, ka thënë ai.

Nuk ekziston ndonjë arsye apo nevojë e veçantë për një veprim të tillë por sipas këtij gjeofizikanti kjo është pikërisht arsyeja.

“Në tërë botën shohim shtete që luftojnë njëra-tjetrën për ta rritur territorin, por në këtë rast Norvegjia e ka vullnetin që të falë një copëz të vogël toke pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë Harrsson.

E ky plan është shikuar me sy pozitiv edhe nga klasa politike e vendit, përcjellë ORAinfo.

Svein Oddvar Leiros, kryebashkiaku i Kåfjordit, vendi ku gjendet ‘mali dhuratë’ ka thënë se shpreson që ky gjest të shërbejë si shembull për shtetet që luftojnë ashpër për kufijtë e tyre.

Por Norvegjia nuk e ka këtë problem ani pse me dhurimin e këtij territori, kufirit norvegjez i bie të shkelet për 31 metra në brendësi.

screen-shot-2017-01-24-at-08.19.36.jpg

Edhe kryeministri i Norvegjisë e ka mirëpritur idenë e këtij plani për të cilin ka thënë se se e sheh si një shenjë të qartë për raportet e afërta që kanë me Finlandës’, edhe pse një veprim i tille bie ndesh me Nenin 1 të Kushtetutës ku thuhet se mbretëria e Norvegjisë është e pandashme dhe e patjetërsueshme.

Plani i gjeofizikiantit Harrsson u pat refuzuar në vitin 2016 por ai thotë se e dijë që qeveria nuk do të shkojë edhe gjatë dhe do e pranojë idenë e tij. /ORAinfo/