• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë

nga Bota Press
25 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

Zoti Sveçla, në Kosovë pritet që të vijnë një numër i shtetasve nga Afganistani. A dihet se sa persona do të strehohen në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata.

Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000.

A dihet se kur përafërsisht do të vijnë ata në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Është çështje e organizimit e të gjithë këtij procesi të evakuimit të shtetasve afganë nga aeroporti i Kabulit për te vendet treta dhe pastaj te ne në Republikën e Kosovës. Është çështje organizative, është një aktivitet jashtëzakonisht i madh logjistik i ushtrisë amerikane, por edhe gjithë aleatëve të tjerë të NATO-s, dhe prandaj nuk kemi një orë, ditë, datë të përcaktuar saktë.

Ne jemi në dispozicion, jemi në kontakt të vazhdueshëm, qoftë me zyrtarët këtu, qoftë me zyrtarët e shtetit amerikan në Amerikë dhe në vendngjarje, por edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të shteteve të tjera.

Ministër Sveçla, ku do të vendosen të ardhurit. Është thënë se në Qendrën e Studentëve nuk do të vendosen. Ku atëherë?

Xhelal Sveçla: Janë disa lokacione të cilat janë duke u shqyrtuar. Për një arsye apo tjetër, ne jemi duke bërë vlerësimet e nevojshme bashkë me partnerët tanë dhe në momentin e parë kur do të vendoset, do të njoftohet publiku.

A dihet se për çfarë periudhe kohore ata do të qëndrojnë në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne na është thënë se ky proces nuk do zgjasë në kohë. Megjithatë, sipas ligjit, mbrojtje të përkohshme ne mund të ofrojmë deri në një vit.

Ata persona të cilët do të vijnë, a do të vijnë së bashku me familjet e tyre?

Xhelal Sveçla: Po flasim për të gjithë si numër. Do të vijnë të gjithë ata, të cilët, sipas vlerësimit të aleatëve tanë, janë eksponentë të rrezikuar së bashku familjet e tyre, do të gjejnë strehim edhe në Kosovë si në shumë shtete gjithandej globit.

Personat që do të vijnë në Kosovë a do t’iu nënshtrohen ndonjë procesi të verifikimit?

Xhelal Sveçla: Patjetër që ata do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit. Janë disa shkallë të verifikimit nëpër të cilat ata do të kalojnë, qoftë nga bashkëpunëtorët tanë, aleatët tanë, qoftë edhe nga shteti i Kosovës. Absolutisht që po, edhe Kosova do të bëjë një verifikim./Botapress/

Tags: Xhelal Svecla

Të ngjashme

Kosovë

Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Lajme

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Botë

Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Kosovë

Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

nga Bota Press
27 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur
  • Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin
  • Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë
  • Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij
  • Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.