[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova dhe Shqipëria e shohin NATO-n si mbrojtëse, Serbia dhe Rusia si kërcënim



Serbia dhe Rusia janë të vetmet vende në Evropën Lindore qytetarët e të cilave me një mazhorancë të konsiderueshme e shohin NATO-n si një kërcënim, thuhet ne një sondazh të “Gallup” nga SHBA.

Hulumtimet tregojnë se qëndrimi ndaj NATO-s si mbrojtëse më së shumti i takon territorit të Kosovës, ku 90 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se NATO është mbrojtëse e Kosovës, vetëm tre për qind e shohin Aleancën si një kërcënim, ndërsa qëndrim neutral kanë gjashtë për qind e qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Lista pasohet nga Shqipëria ku 70 për qind e qytetarëve mendojnë se NATO i mbronë, 3 për qind se është kërcenim, ndërsa 22 për qind janë neutral. Pastaj janë shtete si Polonia (62-8 -22), Lituania (57-13 – 25) dhe Estonia (52 – 17 – 26).

Në vendin e gjashtë është Kroacia me 52 për qind e atyre që e shohin mbrojtjen e NATO-s dhe 17 për qind e atyre që e shohin “kërcënim”, ndërsa në Rumani, gjysma e qytetarëve besojnë se NATO i mbronë, dhe vetëm tetë për qind që e kërcënojnë atë.

Sipas njoftimit të Gallup, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari dhe Greqi ka më së shumti që nuk e shohin NATO-n as “kërcënim” e as “mbrojtje”.

Situata është e ngjashme në Mal të Zi, ku ende janë më shumë ata që besojnë se NATO kërcënon, por nuk mbronë (29 për qind kundrejt 21 për qind, me një shumicë prej 35 për qind neutral), ndërsa të gjitha vendet e tjera në lindje të kontinentit e shohin Aleancën si mbrojtëse.

Hulumtimet tregojnë se në Serbi vetëm gjashtë për qind e njerëzve besojnë se NATO e mbronë shtetin, ndërsa 64 për qind mendojnë se ajo e kërcënon, me 19 për qind të atyre që kanë qasje neutrale. Në Rusi situata është edhe më drastike – 67 për qind e shohin NATO-n si kërcënimin, tre për qind si mbrojtëse, ndërsa 20 për qind janë neutralë.

Edhe pse NATO ka më pak se pesëdhjetë për qind të qëndrimit për NATO-n si mborojtëse, në këto vende si Hungaria, Letonia, Republika Çeke, Maqedonia dhe Sllovakia, pjesa e atyre që shohin aleancën si një kërcënim është nën 20 për qind.