Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Kosova ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik me Francën.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Çeku, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kjo marrëveshje është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës.
Tutje ai ka thënë se ky është një moment krenarie, duke uruar kështu komunitetin e filmit.
“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka thënë Çeku.