Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Të tjera

Aktuale

Tregu i i naftës, Ministria e Tregtisë vendosë marzha tregtare

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Aktuale

Komisioni Evropian vendos për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka