Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan rreth 30 të tjerë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, “bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan”.
“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca./Botapress/