Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca thotë se fituese të zgjedhjeve lokale të këtij viti janë PDK e LDK. VV, sipas tij ka mbetur në rend të dytë.
Konjufca ka renditur arsyet e humbjes së VV’së, parti nga e cila ai vjen. “Unë mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK’ja me LDK-në janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabar kurse AAK’ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, thotë Konjufca.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë më 17 tetor dhe 14 nëntor raundi i dytë, PDK fitoi tetë komunë, LDK tetë, AAK pesë teksa VV fitoi vetëm katër./Botapress.info/