Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetin e Parisë Demokratike te Kosovës (PDK), Uran Ismaili, duke e pyetur se a e ka rrok pandemia, shkruan Gazeta Metro.
Në seancës e Kuvendit ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, teksa po flitej për nënshkrimin e kontratave me kompanitë për sigurimin e vaksinave, fjalën e ka kërkuar edhe deputeti i PDK’së, Uran Ismaili.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Glauk Konfjucës duke i bërë një pyetje.
“Uran ti ke qenë ministër para pandemisë. Nuk po e di çka… a të ka rrok pandemia pak a. Po kërkon një replikë deputeti Uran Ismaili”, ka thënë Konjufca.
Kësaj deklarate i ka reaguar edhe ish-ministri Ismaili.
“Na tre ministra jemi e krejt po folin. Nuk e kam se a kam qenë ministër a jo, por ma përmend emrin”, ka thënë Ismaili.