Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është koha që Kosova të pranohet në NATO. Ai ka thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Europë, shkruan Gazeta Botapress.info
Me anë të një postimi në Twitter, Torrres ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh në Evropë se Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë. Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”, shkruan Torres.
Se Kosova dhe Amerika kanë miqësi të madhe Torres e theksoi edhe gjatë urimit të tij për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Një ‘gangster’ kundër botës së civilizuar, cilat janë 8 shkaqet që nxisin Putin
Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve theksoi se Kosova është një demokraci në rritje, në zemrën e së secilës SHBA-të kanë një vend të veçantë.
“Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë. Kosova është një partneri dhe shok i besueshëm i SHBA-së dhe dy shtetet do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku të fortë në avancimin e parimeve demokratike…”, tha ai.
Më tej, kongresmeni theksoi “Me krenari qëndroj para jush për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një prej shteteve më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorët më të keq në shekullin e XX, Kosova po ndërton një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara kanë një vend të veçantë.
Me të vërtetë, SHBA-të nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të.