[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Konflikt fizik mes dy grupeve meshkujsh në Prishtinë, raportohet edhe për të shtëna



 

Të enjten në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve meshkujsh, është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar.

 

“Dy personave të lënduar (viktimave) ju është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes”- thuhet tutje në raportin ditor të policisë.

 

Ndërsa, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ata janë të njohur për policinë. Rasti i dedikohet hetuesisë