Konflikt fizik mes disa personave në Fushë Kosovë, pati edhe të shtëna me armë zjarri

Sot në një lokal në Fushë-Kosovë ka ndodhur një konflikt mes dy personave ku pati edhe të shtëna armësh.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”.

LEXO EDHE KETE

Sulmohen seksualisht dy vajza të mitura në Drenas, 40-vjeçari bashkë me një 16-vjeçar iu ofrojnë para për seks

“Si pasojë e një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik mes dy personave, dyshohet se ka pasur të shtena me armë zjarri. Rasti është raportuar të këtë ndodhur në një lokal në rr.Nënë Tereza në F.Kosovë”, tha ai.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika.

Aty thuhet se është gjetur edhe një armë zjarri dhe se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Kelani ka treguar se lidhur me rastin janë duke u kryer hetimet e mëtejme policore./Botapress.info/

ngjashme