Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë për rtv21 e ka konfirmuar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi.
Një ditë më parë Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.