[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Konfirmohet arrestimi i një serbi të uniformuar nga Policia e Kosovës



Policia e Kosovës, sot rreth orës 11:45 minuta në qytetin e Prizrenit ka arrestuar një serb të Kosovës për keqpërdorim të uniformës ushtarake. Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se personi i arrestuar ka qenë me uniforme ushtarake serbe.

Sipas këtij, burimi, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit për 48 ore.

Lajmin për arrestimin e qytetarit serb e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Bersha.

Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit është keqpërdorimi i uniformës serbe.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje.