Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në hyrje të fshatit Bresalc, në komunën e Gjilanit, ku janë përfshirë tri automjete, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, sipas raportit të mjekut, ndërkohë që janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më herët për këtë aksident, duke publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e dëmtuara rëndë dhe prania e ekipeve emergjente.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se më datën 03.05.2025, në orët e pasdites në hyrje të fshati Bresalc, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave , tre persona kanë marë lëndime të lehta sipas rapprrit të mjekut po ashtu janë shkaktu dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal. Shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Gashi: Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka
Aktuale
Clark thotë se s’ka pasur zingjir komandues në UÇK
Gjenerali Wesley Clark, në dëshminë e
Showbiz
BBVK nis sot! Çfarë po fshihet pas edicionit të katërt të formatit?
Për fillimin e edicionit të