• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Konferenca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më këtë datë…

nga Bota Press
21 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ka përfunduar seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou, ka propozuar që konferenca e ardhshme për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit të zhvillohet më 13 ose 14 shtator.

Me këtë propozim janë pajtuar edhe Prokuroria edhe avokatët mbrojtës. Prokuroria nuk ka datë për nisjen e gjyqit

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar që të tregojë nëse qëndron ende muaji tetor, si afat për dorëzimin e dosjes paraprake dhe se në cilën fazë të hetimeve është prokuroria.

Nga ZPS-ja thanë se nuk kanë datë për nisjen e gjyqit dhe se hetimet “do të vazhdojnë për të ardhmen e parashikueshme”, duke shtuar se hetimet janë në një fazë të avancuar.

Mbrojtja tha se prokuroria nuk mund të bëjë hetime të pafundme dhe shtoi se derisa të marrin të gjitha materialet e nxjerra nga ZPS-ja, nuk mund të ndërtojnë mbrojtjen e tyre.

Për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Tags: Gjykata e Hages

Të ngjashme

Aktuale

Komandanti i KFOR-it në Kosovë: Kemi katërfishuar praninë tonë në Veri

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Avokati Skender Musa: Naim Murseli mund të jetë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Sot prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Detaje si u kap në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni
  • Komandanti i KFOR-it në Kosovë: Kemi katërfishuar praninë tonë në Veri
  • Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia
  • Mbi 80 % e nxënësve në Kosovë, nuk e kuptojnë se çfarë lexojnë
  • Avokati Skender Musa: Naim Murseli mund të jetë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.