Komuna e Mitrovicës ka anuluar aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ditëve të diasporës. Ky veprim është bërë në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat dhe të aksidentuarit në Slavonski Brod të Kroacisë.
Për po këtë arsye, Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme ditë zie.
Mbledhja e drejtorëve të Komunës së Mitrovicës nën kryesimin e nënkryetarit Mujka, sot ka filluar me një minutë heshtje dhe më pas Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Tafil Peci, ka bërë të ditur se aktivitetet e parapara argëtuese për sot do anulohen. /Botapress/