[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Rahovecit merr 48 500 euro pajisje donacion për persona me aftësi të veçanta



Rahovec, 8 shkurt 2017

Pas marrëveshjes së nënshkruar me datë 12.01 2017, në mes të Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe presidentit të fondacionit Suedez ”AGAPE”  Emanuel Wien, gjatë ditës së martë kanë arritur një kontingjent i pajisjeve për persona me aftësi të veçanta, ky donacion kap shumën e 38 mijë e 500 eurove, Komuna e Rahovecit është Komuna e parë që merre donacion nga ky fondacion për vitin 2017.

Munib Durguti, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit në lidhje me donacionin thotë se ky është një donacion me vlerë jashtëzakonisht të madhe sidomos kur kemi të bëjmë me persona me aftësi të veçanta. Në kuadër të këtij donacioni janë pajisje medicinale, pajisje teknike duke përfshi karroca të ndryshme, mbajtëse shëtitore, për  fëmijë dhe të moshuar. Me këto pajisje shpresojmë që sado pak atyre të u lehtësohet veprimtarit e ndryshme të jetës.

Drejtori Durguti, shprehet se dhurimi i  pajisjeve do të bëhet përmes organizatave  të cilat ofrojnë shërbime sociale, poashtu qytetarët do të kenë mundësin që në bazë të kërkesës, për pajisje të realizojnë individualisht këtë të drejtë.