Reshjet e shumta të shiut që ishin aktive gjatë ditës së djeshme shkaktuan edhe vërshime të njëpasnjëshme.
Përpos disa komunave të cilat u prekën nga këto vërshime ditë më parë, Prishtina dje u shndërrua në një vend krejtësisht tjetër si pasojë e këtyre reshjeve të shiut.
Nga Komuna e Prishtinës kanë deklaruar se ekipet e Hortikulturës në koordinim me Drejtorinë e Parqeve që nga orët e para të mëngjesit janë në teren duke sanuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
Gjithashtu u tha se do të ketë njoftime në ndërkohë rreth dëmeve dhe intervenimeve të kryera, sapo të pranohen raportet finale nga terreni.