[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Podujevës ka zgjedhur një mënyrë mahnitëse për t’i mbrojtur pyjet



 

Komunarët e Podujevës mendojnë të aplikojnë një metodë të re për të ruajtur pyjet nga prerjet pa leje dhe nga zjarret.

 

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB), është thënë që krahas punës së rojave të pyjeve të përdorin edhe dron me qëllim të ruajtjes dhe identifikimin e dëmtuesve të pyjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Në një komunikatë për media të Komunës së Podujevës, thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje është thënë se edhe gjatë muajve të parë të këtij viti ka pasur djegie të pyjeve, të cilat sipas vlerësimeve të zyrtarëve komunalë, janë shkaktuar qëllimshëm nga faktori njeri..