[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Gjakovës hap ankand për dhënie në shfrytëzimin të 21 dyqaneve pronë komunale



Komiteti për Politikë dhe Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të dytën për vitin 2017, në të 
cilën janë shqyrtuar e më pastaj edhe kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e Asamblesë komunale një 
sërë pikash të rendit të ditës.  
Fillimisht nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila është prezantuar Propozim Vendimi 
pëdhënie të shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme – dyqaneve të cilat janë në pronësi të 
komunës së Gjakovës. Lidhur me këtë temë, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se pas 
përfundimit të procesit të identifikimit dhe regjistrimit të pronave komunale, konkretisht dyqaneve, 
komuna e Gjakovës, për herë të parë pas 18 viteve, është e interesuar që të iniciojë një proces të rregullt 
ligjor për fillimin e procedurës për dhënien në shfrytëzim të 21 dyqaneve të Komunës së Gjakovës. 
Sipas kryetares Kusari – Lila, nga numri i tërësishëm prej 59 dyqanesh të komunës së Gjakovës, në fazën 
e parë do jepen në shfrytëzim 21 prej tyre, për shkak se një pjesë tjetër e dyqaneve të komunës është e 
kontestuar nga individ të cilët kërkojnë t’ju njihet e drejta e pronësisë, një pjesë tjetër funksionojnë në 
objekte të përkohshme e që me plane urbanistike parashihet realizimi i projekteve të interesit te 
veçantë, ose janë dyqane që janë të pa funksionalizuar asnjëherë më pare. 
Afati i dhënies në shfrytëzim i dyqaneve të Komunës është paraparë të jetë deri në 5 vjet, duke i dhënë 
të drejtën në mënyrë të barabartë të aplikojnë edhe shfrytëzuesit e sotëm të këtyre dyqaneve. 
Ky Propozim – Vendim është mbështetur në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e KPF-së, përfshirë 
edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë pos që kanë konstatuar se identifikimi dhe regjistrimi i këtyre 
pronave është një punë e mirë e komunës, kanë kërkuar që procesi i dhënies në shfrytëzim i tyre të 
bëhet në mënyrë transparente. 
Anëtarët e KPF-së po ashtu në mënyrë unanime kanë miratuar edhe Propozimin tjetër të kryetares 
Mimoza Kusari – Lila, e cili parasheh ndryshimin e një vendimi të vitit 2008 për dhënien në shfrytëzim të 
pronës komunale. Sipas këtij propozimi, komuna merr të drejtën t’i rikthejë një numër të caktuar të 
pronave të, pronarët e të cilëve i shfrytëzojnë ato jashtë kontratës apo edhe nuk i shfrytëzojnë fare. 
Komiteti për politikë dhe Financa gjithashtu në unanimitet ka miratuar edhe pikat tjera të rendit të ditës, 
duke ua dhënë atyre dritën e gjelbër për diskutim në mbledhjen e radhës së Asamblesë komunale. Në 
mesin e pikave të miratuara kanë qenë edhe konfirmimi për kodin e veçantë buxhetor për Projektin e ri 
“Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujerave të zeza dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve “  në 
Gjakovë, themelimi i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit dhe pika të tjera të cilat kryesisht 
kishin të bënin me ndryshime apo lëvizje urbanistike në zona të caktuara.