[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Deçanit në grevë për lirimin e Haradinajt



Punëtorët e administratës së Komunës së Deçanit nesër mbajnë grevë me moton “Ramush Haradinaj është Kosova !”.

Greva mbahet nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar me një urdhër arrest të Serbisë të vitit 2004 dhe është duke qëndruar në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.