• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kompania “Pastrimi”: Mbi 19 milionë euro borgje të papaguara

nga Bota Press
14 Janar, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Kompania publike e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” është duke u përballur me vështirësi financiare shkaku i borxhit mbi 19 milionë euro që qytetarët kanë ndaj kësaj kompanie.

Kjo kompani ka deklaruar se 40 mijë lëndë janë të dërguara tek përmbaruesi dhe si pasojë paralajmëron pamundësinë e vazhdimit të grumbullimit të mbeturinave. “Duke pasur parasysh gjendjen […]

Kompania publike e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” është duke u përballur me vështirësi financiare shkaku i borxhit mbi 19 milionë euro që qytetarët kanë ndaj kësaj kompanie.

Kjo kompani ka deklaruar se 40 mijë lëndë janë të dërguara tek përmbaruesi dhe si pasojë paralajmëron pamundësinë e vazhdimit të grumbullimit të mbeturinave.

“Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare te kompanisë, e kjo si rezultat i mos pagesave te qytetarëve ku borxhi i grumbulluar i klientëve te Kompanisë “Pastrimi”, deri me dt. 31.12.2021 është jo më pak se 19,654,972.18 €. Dhe kështu, fillimi i vitit 2022 kompaninë tonë e ka gjetur me sfida te shumta, duke filluar nga defektet e shumta te kamionëve ne teren, duke ditur qe kompania jonë bënë largimin e mbeturinave gjatë 24/h pa ndalur ne 6/gjashtë komunat ku kryen shërbim dhe është e pa mundur shmangia e defekteve në kamionë te cilët janë pothuajse te gjithë te amortizuar, e sidomos tani qe jemi në sezonin dimëror. Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveç dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Dhe kështu, fillimi i vitit 2022 kompaninë tonë e ka gjetur me sfida te shumta, duke filluar nga defektet e shumta te kamionëve ne teren, duke ditur qe kompania jonë bënë largimin e mbeturinave gjatë 24/h pa ndalur ne 6/gjashtë komunat ku kryen shërbim dhe është e pa mundur shmangia e defekteve në kamionë te cilët janë pothuajse te gjithë te amortizuar, e sidomos tani qe jemi në sezonin dimëror.

Djegia e kontejnerëve dhe dëmtimi i tyre është dukuri në rritje dita-ditës nga faktori “njeri”, dhe gjithsesi qe duhet parandaluar nga institucionet gjegjëse, nëse vazhdon një trend i tillë se shpejti tereni do të mbetet pa kontejnerë, e në anën tjetër kostoja për blerjen e këtyre kontejnerëve është e larte dhe vështirë e përballueshme furnizimi me kontejnerë për aq sa ka nevoje në gjitha komunat ku kryejmë shërbim.

Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveç dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara.

Janë afro 10.000,00 klientë, te cilët kategorizohen si raste sociale dhe për te cilët asnjë herë te vetme nuk jemi rimbursuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ndërsa Kompania “Pastrimi”, vazhdon te kryejë shërbimin e largimit te mbeturinave tek kjo kategori e klientëve pa asnjë lloj kompensimi tani e gati 22 vite.

Sfidë tjetër e te hyrave financiare është rritja e sasisë se mbeturinave, çdo ditë ne kryeqytet qytetarët jo-residentë krijojnë mbeturina duke rritur kështu sasinë e mbeturinave dhe kompania jonë paguan për çdo ton mbeturinë te deponuar ne Deponinë Sanitare ne Mirash. Pastaj, gjatë Muajit Korrik, Gusht dhe Dhjetor sasia e mbeturinave rritet për 30% me shumë krahasuar me muajt tjerë nga ardhja e bashkë atdhetarëve tanë ku prapë Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ngarkohet me shpenzime që e rendojnë kompaninë, përveç pagesës shtesë për çdo ton mbeturinë ne deponimin e mbeturinave ne ngarkohemi me rritje te ekipeve ne teren, pajisje teknike te kamionëve , shpenzime te derivateve e çdo shpenzim tjetër për një shërbim me të mire.

Tags: Kompaniapastrimi

Të ngjashme

Ekskluzive

Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Gashi: Demaçi nga Amerika kishte thënë “ju lutem votojeni Rugovën”

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.