[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kompania Amerikano-Kosovare Solaborate zgjedhet në top-listën e kompanive të teknologjisë nga media prestigjioze Built-in-LA



Solaborate është themeluar nga Labinot dhe Mimoza Bytyqi, të dy të lindur në Kosovë, të cilët së fundi gjetën përkrahje të jashtëzakonshme me produktin e tyre HELLO. Mediat e famshme botërore të fushës së teknologjisë si TechCrunch raportuan për thyerjen e rekordeve të produktit HELLO në platformën Kickstarter dhe IndieGoGo ku kanë arritur të mbledhin afër $500,000 për një kohë të shkurtër. Kompania planifikon të filloj shpërndarjen e pajisjeve HELLO në muajin Shkurt, dhe po zhvillon produkte të reja teknologjike krahas platformës Solaborate.

Solaborate ka të punësuar rreth 60 profesionistë të teknologjisë në zyrat e saj në Prishtinë, dhe po kërkon të punësoj edhe dhjetra inxhinierë të softverit dhe hardverit, profesionistë të menaxhmentit, marketingut, sigurimit të cilësisë, dizajnit, resurseve humane, shkrimit kreativ, etj.

Kjo është mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit të aplikojnë për këto pozita në Solaborate, dhe si pjesë e programit do të kenë mundësi për udhëtime pune në zyrat e kompanisë në Los Angeles dhe ShenZhen.

Solaborate2Solaborate3