[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komisioni i Mustafës nuk është zgjidhje për ngërçin (Video)



Themelimi i komisionit që do të matë territorin e vendit në kuadër të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk është përkrahur nga opozita dhe deputetë të pozitës. Edhe nëse rezultati do të jetë 10.887 KM nuk do të përkrahet nga deputetët që kanë qenë kritikë të kësaj marrëveshje.

Pas deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi se nuk do ta njohë rezultatin e këtij komisioni, edhe deputeti Shaip Muja është shprehur për Tribuna Channel se rezultati i këtij komisioni nuk do t’ia ndryshojë votën kundër ratifikimit së demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se meqënse janë injoruar opsionet e tij për zgjidhjen e demarkacionit, edhe ai nuk do të pranojë rezultatin e komisionit të formuar nga qeveria.

Ndiqeni kroniken e plote.