• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Komandanti i Policisë dyshohet se ia dëmtoi veturën qytetarit dhe fshehu rastin

nga Bota Press
12 Janar, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Një epror i Policisë së Kosovës ndodhet në hetime për fshehjen e një incidenti të shkaktuar me automjetin zyrtar. Zbulohet rasti që implikon Faik Jahmuratajn, komandantin e Stacionit Policor në Deçan, në një skandal të policisë. 

Faik Jahmurataj ka shpëtuar pa u ndëshkuar për një aksident trafiku të cilin dyshohet se e shkaktoi me automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Komandanti i Stacionit Policor në Deçan, pretendohet se në muajin maj të 2020-s përfshiu veturën zyrtare në një aksident rrugor në qendër të qytetit të Deçanit.Duke ngasur automjetin zyrtar me targa 05-184, Jahmurataj dyshohet se në sheshin “Mentor Tolaj” e goditi nga mbrapa veturën e B.Gj., një shtetasi kosovar me banim në Gjermani.

Komandanti policor, pretendohet se ishte fajtor i aksidentit që ia dëmtoi veturën 34-vjeçarit. Megjithatë, Jahmurataj përdori autoritetin e tij si kryeoficer në qytet për t’iu shmangur përgjegjësisë për aksidentin.

Viktima, B.Gj., një shtetas i Kosovës me banim në Gjermani, ka rrëfyer të mërkurën incidentin.

“Ka ndodhë aksidenti”, tha B.Gj.. “Më ka goditë me kerr zyrtar; më ka rrokë në vija të bardha. Kam dal nga vetura dhe më ka pyet: A ka mundësi me hekë kerrin mos me pengu komunikacionin?”.

B.Gj. pretendon se Jahmurataj, në cilësinë e personit zyrtar, i ka dhënë urdhër për largimin e veturës nga rruga. Viktima thotë se komandanti ka refuzuar të hapte dosje, sipas autorizimeve zyrtare.

“Më tha që konsiderohet kerr i zyrtarëve policorë. Ndërkaq, unë e largova kerrin tim. Pastaj më tha shkojmë te mjeshtri me rregullu”, tha B.Gj..

“Jemi shku te ni mjeshtër në Deçan. Ai i ka lypë 150-200 euro, se di saktë sa i ka lypë. Komandantit iu ka dukë shtrenjtë. Kështu që më tha me shku n’Pejë; më tha që e ka një koleg të tij që do ta rregullonte veturën më lirë”.

B.Gj. thotë se ka refuzuar udhëzimet e tjera të Jahmuratajt.

“Thashë nuk mundem me ardhë në Pejë se kam me udhëtu për Gjermani sonte”, tha B.Gj.

Veturën që pretendon se ia dëmtoi Komandanti i Policisë në Deçan, ai nuk e ka rregulluar ende. As kontakt me Jahmuratajn thotë se nuk ka pasur më kurrë prej ditës së incidentit.

“Qatë ditë [kam pasur kontakt me të, v.j], s’kam pasë unë më kontakt me të. Qatë ditë, dhe kurrë më!”, shprehet ai.

Në momentin e incidentit, Paparaci ka mësuar se Jahmurataj ndodhej në veturën zyrtare i shoqëruar nga Nezir Cacaj, një oficer policor në Deçan. Prezencën e tij në ditën e incidentit, e ka konfirmuar B.Gj. në versionin e tij për ngjarjen.

“Bile ni polic deçanas ka qenë me të. Atë e njihja se ishte i Deçanit. E këtë [Faik Jahmuratajn] faktikisht nuk e kam njohur kush është. Pastaj e kam marrë vesh se kush është ky”, thotë ai.

Faik Jahmurataj, nuk i ka komentuar informatat e mediumit dhe pretendimet e B.Gj. mbi incidentin. Ai, ka qenë i paçasshëm në numrin e tij të telefonit gjatë të martës dhe të mërkurës. Ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve që media ia ka adresuar të mërkurën.

Ndërkaq, B.Gj. pranon se nuk ndërmori asnjëherë veprime për raportimin e rastit tek organet e rendit. Lëndën nuk e ka denoncuar as në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Megjithatë, IPK-ja ka nisur hetime për rastin pas interesimit të medias.

Një zëdhënës i IPK-së i ka thënë mediumit të mërkurën se institucioni përgjegjës për hetimin e shkeljeve policore ka filluar të grumbullojë informacione për rastin.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me këtë rast nuk ka pranuar ndonjë ankesë, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare IPK ka filluar të grumbullojë informacione për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, në një përgjigje me shkrim për mediumin.

Policia e Kosovës, po ashtu ka refuzuar të japë sqarime për rastin. Deri në momentin e publikimit të artikullit, mediumi nuk ka pranuar përgjigje në pyetjet që ia ka nisur policisë të martën.

Tags: Komandanti i Policisë

Të ngjashme

Botë

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Fetah Berisha: Është e turpshme dhe e pandershme si nuk iu gjetë askush afër Rugovës, as ushtarakët

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.