Komandanti i KFOR’it, Ferenc Kajari dhe ai i forcave të Sllovenisë, Miha Skerbinc kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e KFOR’it, ku thuhet se të dy gjeneralët janë takuar për të diskutuar për situatën operative dhe të sigurisë në Kosovë.
Ndryshe një muaj më parë Ferenc Kajari është bërë komand i KFOR’it në Kosovë. Më poshtë njoftimi nga KFOR. /Botapress.info/