Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që pas sulmit të 29 nëntorit ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri, raporton Gazeta Express.
Borduani ka treguar në përputhje me marrëveshjen mes NATO-s dhe Kosovës, çfarëdo vendosje e FSK-së në Veri duhet të ketë miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it dhe ka sqaruar se nuk e ka aprovuar një kërkesë të tillë, meqë situata në mënyrë efektive ishte menaxhuar nga Policia e Kosovës me përkrahje të EULEX-it dhe KFOR-it