[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Koci: Serbia po ndërhynë brutalisht në drejtësinë franceze në rastin Haradinaj



Arianit Koci, avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt ka thënë se Vuçiq, Millosheviq, Daçiq dhe Kuburoviq nuk po ndalen së deklaruari për rastin Haradinaj, duke u munduar të ndikojnë në drejtësinë franceze.

 Koci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se akuzat e tyre për Ramush Haradinaj, janë politike dhe të sajuara.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Serbisë – Aleksandar Vucic, ish ministri i qeverisë së Slobodan Milosević, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë – Ivica Dacic, ish zëdhënësi i Partisë Socialiste të Milosheviqit, dhe Ministrja e Drejtësisë së Serbisë – Nela Kuburović, nuk po ndalën duke u deklaruar për rastin Haradinaj.
Pse politikanët kryesor të Serbisë, duhet të deklarohen për një rast kinse penal?
Për shkak se akuzat janë politike dhe tërësisht të sajuara për ta dëmtuar z. Haradinaj dhe Kosovën.
Njëherësh, po ndërhyhet brutalisht dhe po tentohet të ndikohet drejtësia franceze..