Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas pamjeve të tollovisë që u krijun sot te salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku pati radhë të gjata për vaksinim të të moshuarve mbi 65-vjeç.
KMDLNJ ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori”, që që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të rrisë me urgjencë pikat e vaksinimit aq më parë që në një të ardhme të afërt Kosova do të furnizohet me një numër të konsiderueshëm të vaksinave e që nënkupton se edhe numri i qytetarëve të moshave të ndryshëm do të rritet shumë”, thuhet në reagimin e tyre.
Në komunikatën e tyre thuhet se mënyra e deritashme e organizimit të vaksinimit nuk është treguar efikase sepse po shkakton rradhë të gjata
“Ministria e Shëndetësisë duhet të tregohet shumë më e përgjegjshme që të rrisë efikasitetin e vaksinimit në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të drejtave të njeriut. Mbrojtja shëndetësore ëdhtë njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësi institucionale t’i mbrojë këto të drejta. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë praktikat e mira të vendeve të rajonit sikur që është Shqipëria dhe të koordinohet, qoftë në planin logjistikë, qoftë duke kërkuar këshilla dhe kuadro professional”.
Kujtojmë se sot u shkaktuan tollovi gjatë pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçe për vaksinim, për çka edhe intervenoi Policia e Kosovës./Botapress/