[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Klubi i Superligës publikon foto se si do të duket “Fadil Vokrri Arena” (FOTO)



Edhe Llapi ka përkrahur idenë që Stadiumi Nacional i Kosovës, të ketë emrin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Një gjë të tillë, Llapi e bëri të ditur përmes faqes zyrtare në Facebook.

Ky është postimi i KF ,,Llapi”-Podujevë në Facebook:

 

EMOCIONET DO TË VAZHDOJNË NË STADIUMIN ME EMRIN “FADIL VOKRRI”

Podujevë, 26 Janar 2017. Llapi është për Fadil Vokrrin. Në mbledhjen e mbajtur sot, kryesia e Llapit në krye me Presidentin e klubit Nexhat Dumnica unanimisht kanë vendosur ta përkrahin emrin “Fadil Vokrri” për stadiumin kombëtar.

Duke i kujtuar kronologjikisht vlerat dhe kontributin e Vokrrit drejtuar futbollit në Kosovë dhe lidhjen emocionale të sportdashësve me Fadilin, konsiderojmë se përkrahjes për emrin e stadiumit Fadil Vokrri i bashkangjitet edhe FC Llapi krahas shumicës së klubeve tjera dhe sportdashësve.

Image may contain: cloud, sky and outdoor