Sulmet raketore ruse në drejtim të Kievit gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterrez, ishin shfaqje e gishtit të mesëm të Putinit, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkruan BBC, përcjell Botapress.info
Moska ka konfirmuar se kishte për shënjestër kryeqytetin, përfshirë një fabrikë të raketave, teksa nuk ka komentuar sulmin ndaj një ndërtese rezidente në të cilën u vra një person.
Në anën tjetër, Gjermania ka kritikuar Rusinë për kryerjen e sulmit gjatë kohës së vizitë së Guterres në Kiev, sulm të cilin e quajti si ‘jonjerëzor’.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin raketor të Rusisë ndaj Kievit në kohën kur Guterres ishte për bisedime”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buechner. /Botapress.info/