Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur dje në Gjurgjevik të Madh në komunën e Klinës.Katër persona janë rrahur mes vete pasi njëri nga ta dyshoj se e kanë inçizuar me telefon gjersa voziste.
Sipas raportit të Policisë pas njëri nga të dyshuarit ka shkuar te vetura e viktimës mashkull kosovar e cila ishte në kolonë, pasi që ka dyshuar se ështe duke inçizuar me telefon dhe e ka sulmuar fizikisht atë dhe pasagjerin e tij mashkull kosovar.
Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.
“Gjurgjevik i madh, Klinë 17.08.2021-19:20. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë rrahur në mes veti, ku me pas njëri nga të dyshuarit ka shkuar te vetura e viktimës mashkull kosovar e cila ishte në kolonë, pasi që ka dyshuar se ështe duke inçizuar me telefon dhe e ka sulmuar fizikisht atë dhe pasagjerin e tij mashkull kosovar. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dy te tjerë gjenden ne arrati. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.