[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Klinaku: Këto janë tradhtitë që m’i bëri Albin Kurti (Video)



Ish-kryetari e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Avni Klinaku, ka theksuar se ndarja e Lëvizjes për Bashkim me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) ka ndodhur për arsye të “parave”.

Ai, në emisionin “Komitet” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – ka theksuar se thyerjet me VV-në kishin filluar më herët kur partia më e madhe opozitare kishte tentuar t’i përvetësonte dy deputetët e LB-së.

loading…

“Ne kishim problem se na u prekën edhe votat në zgjedhje, duke marrë kështu epitetin e të voglit. Me urdhër nga Albin Kurtit është thënë se Avni Klinaku dhe Raif Çela nuk duhet të fitojnë. Ai ka menduar që t’i bëjë deputet Aurorën dhe Agimin, e pastaj t’i marrin krejt”, ka shtuar Klinaku.

Ai ka sqaruar se problemi i fondit që ndahet për partitë politike ka nisur kur nga VV-ja na than “që juve nuk ju takojnë paratë”.

“Unë ju thash se ju paratë i keni marrë për 14 deputetë, 12 janë tuajt dhe dy tanët”, ka shtuar Klinaku.

Ai ka sqaruar se kanë realizuar takime më Albin Kurtin, duke shtuar se ka qenë “në stilin e tij me të nënçmu”.

“Ai e shtike Dardanin (Molliqajn) me fol. Unë i thosha se me ty kam pasë marrëveshje”, ka sqaruar Klinaku.