Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pasi edhe gjatë vitit 2017 ai nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.
Media të ndryshme ndërkombëtare po përflasin një transferim të mundshëm të argjentinasit te skuadra e Manchester Cityt e cila kohët e fundit i ka ofruar Barcelonës plot 115 milionë euro, ndërsa lojtarit një pagë me vlerën prej 800 mijë eurosh në javë, shkruan SYRI.net.
Së fundmi “Goal.com” ka publikuar një video e cila tregon dashurinë e madhe të Pep Guardiolës për Lionel Messin.
Në momente të ndryshme strategu spanjoll ka ngelur pa fjalë kur është pyetur nëse do të transferojë Lionel Messin.
Për të kuptuar dashurinë e madhe të Guardiolës ndaj Messit, ndiq videon më poshtë.