Kjo grua ka “vdekur” 10 herë deri më tani, por sërish gjendet mes nesh dhe gëzon pensionin

Një grua në SHBA e cila vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës ka vdekur 10 herë në 19 vjet. Pavarësisht kësaj, ajo vijon të jetojë e qetë me problemin e saj edhe tani që është 63 vjeç dhe ka dalë në pension.

Sipas Dailymail, ish-mësuesja 63-vjeçare vuan nga kardiomiopatia hipertrofike, një sëmundje e muskujve të zemrës që prek një në 500 amerikanë dhe britanikë. Mjekët e diagnostikuan atë në vitin 2003 dhe i vendosën në zemër një defibrilator kardioverter, i cili është një pajisje që rikthen zemrën në aktivitet nëse ajo ndalon së rrahuri.

Zakonisht ato përdoren vetëm një herë në jetën e pacientit. Por kjo grua e veçantë, nga Duluth, Minesota, u shpëtua 10 herë gjatë një periudhe prej 19 vjetësh.

Zemra e saj pushoi së rrahuri për 18 sekonda në një rast.

Në fakt, një pajisje e ngjashme iu vendos edhe futbollistit danez Christian Eriksen, i cili u rrëzua në fushë kur zemra e tij pushoi së rrahuri për pesë minuta.

Kjo gjendje bën që muskuli i zemrës të bëhet tepër i ngurtë, duke e bërë më të vështirë pompimin e gjakut nga zemra në zona të tjera të trupit. Sëmundje të tilla shkaktohet nga mutacione gjenetike dhe transmetohet në familje. Sipas studimeve, fëmijët e të paktën njërit prej prindërve që kanë këtë sëmundje kanë 50% shans që ta transmetojnë atë./Botapress.info/

ngjashme