Toyota është pa dyshim marka më e popullarizuar në botë.Rëndësia e veturave në ditët e sotme është e padiskutueshme. E njerëzit vazhdojnë t’i blejnë automjetet e tyre në bazë të preferencave që ata kanë.
Megjithatë, në varësi të vendit ku jetojnë, nevojat për një lloj të caktuar makine ndryshojnë.E cilat janë veturat më të shitura në shtetet e ndryshme e tregon ky infografik i siguruar nga Visual Capitalist, i cili është nënshkruar nga Budget Direct Car Insurance dhe bazohet në rezultatet e shitjeve të vitit 2019.
Një vështrim i parë në grafikë zbulon se Toyota është pa dyshim marka më e popullarizuar në botë. Toyota është marka më e shitur në 41 vende. Vlen të përmendet këtu se Toyota Corolla ishte gjithashtu modeli më i shitur në botë, dhe fitoi titullin më të shitur në pesë vende. Sidoqoftë, mbreti i vërtetë është Toyota Hilux, e cila është më e shitura në 16 vende të botës dhe është veçanërisht e popullarizuar në hemisferën jugore.
Ndërkohë, sipas këtij sondazhi, vetura më e shitur në Zvicër është Skoda Octavia, modeli Sedan, ashtu si shumica e vendeve të Evropës Qendrore, shkruan albinfo.ch.
E në Kosovë duket se vetura më e shitur është Dacia Sandero. Sa i përketë vendeve tjera si Sllovenia, vetura kombëtare është Renault Clio, Kroacia, BiH dhe Serbia kanë një të preferuar, Skoda Octavia. Kurse për Shqipërinë nuk ka të dhëna zyrtare.