UD.i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi kjo komunë u shpall sërish komuna me performancën më të mire.
Hoxhaj thtoë se kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli që do të ndjekin në të gjitha komunat.
Reagimi i plotë:
Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore.
Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera./Botapress/