[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është origjina e presidentit Donald Trump! (Foto)



Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rrënjë të thella në Gjermani. Gjyshi i tij Friedrich Trump ka lindur në qytetin e vogël jug-perëndimor gjerman të Kallstadt në vitin 1869.

Në moshën 16 vjeçare, ai emigroi në SHBA për t’u bashkuar me motrën e tij në New York, aty ku gjeti punë tek një berber gjerman.

Ai qëndroi në atë berberhane për 6 vjet, ndërsa jetonte në një apartament të vogël. Kur Trump dëgjoi për ethet e arit në veri-perëndim, vendosi të shkonte atje për të kërkuar fatin e tij. Ai amerikanizoi emrin e tij në Fred dhe  u drejtua për në shtetin e Washingtonit.

Në moshën 22 vjeçare, ai u bë pronar i një restoranti në distriktin e Seattle, ku pa kaluar shumë kohë e gjeti veten në një rritje të shqetësuar.

Frederick (Friedrich) Trump

Me qindra miniera ari që kalonin përmes Seattle në rrugën për në Alaskë, Trump vendosi që ndërtimi i hoteleve dhe hapja e restoranteve ishte çelësi i suksesit.

Ai dhe shoku i tij Ernest Levin filluan një biznes në tendë në Dead Horse Trail. Aty ato shfrytëzuan qindra kuaj të cilën nuk e kalonin dot shtegun për shkak të baltës, për të blerë mish të lirë për restorantin e tyre. Më vonë ata u zhvendosën në një ndërtesë dykatëshe në qytetin Bennett në Kanada.

Aty ngritën hotelin e tyre dhe restorantin e quajtur “Arktik”. Në vitin 1898, gjyshi i Trump dhe 30 minatorët e tjerë investuan në një anije të quajtur Elsie, që kushtonte 3500$.

Ata u larguan në vitin 1898 në kërkim të arit në Kotzebue, një qytet në veriperëndim të Alaskës. Për shkak të një kapiteni të papërvojë, anija ngeci në disa ishuj shkëmborë, për gati 1 muaj.

Duke menduar se nuk mund të mbijetonin për një kohë të gjatë, gjyshi i Trump mori stilolapsin për të shkruar një letër lamtumire.

Por para se ta përfundonte, një anije tjetër i zbuloi ato. 4 vjet pas braktisjes së anijes Elsie, Trump ia shiti interesat e tij të “Arktik” partnerit të tij dhe u kthye në Gjermani me pasurinë e tij, për t’u martuar me shoqen e fëmijërisë së tij Elizabeth Christ dhe për të ndërtuar një familje.

Elizabeth Christ Trump

Por nëna e tij nuk e miratoi lidhjen, duke e quajtur Elizabeth një qytetare të klasës së ulët. Megjithatë çifiti u martua. Por autoritete gjermane refuzuan të lejojnë Trump dhe nusen e tij të re për të qëndruar në Gjermani, për shkak të refuzimit për të paguar taksat.

Gjithashtu Trump u informua se shtetësia e tij gjermane nuk ishte më e vlefshme për shkak se ai kishte lënë Gjermaninë për në SHBA, për të shmangur shërbimin ushtarak.

Kështu, Fred Trump dhe Elizabeth shkuan në New York, ku në vitin 1904 Elizabeth solli në jetë fëmijën e parë, vajzën Elizabeta, ndjekur më pas nga i biri Fred Jr-babai i ardhshëm i Donald Trump dhe John, të lindur në 1907.

Gjyshi i Trump vdiq në Queen, New York, gjatë pandemisë së gripit spanjoll në vitin 1918, në moshën 49 vjeçare.

Në atë kohë pasuria e tij neto ishte 32 000 dollarë që përkthehet në më shumë se 500 000 dollarë me monedhën moderne.

Gjyshja e Trump dhe djali i saj 5 vjeç, Fred Jr hyn në biznesin e pasurive të patundshme dhe ndërtimit, duke ngritur themelet e Perandorisë së kontrolluar tani nga nipi i tyre, Presidenti Donald Trump.