Sot me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë arrestuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Botapress.
Me 5 nëntor të vitit 2020 Dhomat e Specializuara në Hagë kishin bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Një vit më parë, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.
Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetë deklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.
Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetë deklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.
Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I.
Deri tash janë mbajtur tetë seanca si konferenca për ecurinë e çështjes.
Për Thaçin dhe të tjerët, është Bajram Gigolli që ka publikuar disa muaj më herët një këngë të titulluar ‘Liria ka emër’.
Më poshtë keni videon dhe mund ta dëgjoni. /Botapress.info/